Vala e emigrantëve, Maqedonia shpall gjendjen e jashtëzakonshme

Shares

Maqedonia ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të fluksit të madh të emigrantëve ilegal. Sipas zëdhënësit të Ministrisë së Brendshme, Ivo Kotevski, vendimi i fundit i Qeverisë është marrë me qëllim parandalimin e valës së emigrantëve.
Ushtria e Maqedonisë do të kontrollojë vijën kufitare në jug dhe veri, aty ku janë edhe zonat më problematike me qëllim që të pengojë emigrantët të hyjnë në territorin e Maqedonisë. Mësohet se për të përballuar ardhjen e emigrantëve do të formohet edhe një shtab emergjent.
“Për shkak të rritjes së presionit në kufirin jugor dhe rritjen gjithnjë e më shumë të intensitetit në të ashtuquajturin Korridor Ballkanik për emigrantët dhe situatës së krijuar, u konstatua se është e patjetërsueshme rritja e efikasitetit të kontrollit në pjesën kufitare, ku janë regjistruar hyrje masive të emigrantëve ilegal”- tha Ivo Kotevski.
Gjithashtu, Kotevski ngre akuza se emigrantët jolegal që kanë hyrë në Maqedoni, janë transportuar në mënyrë të organizuar nga Greqia.
Pas miratimit të ndryshimeve në Ligjin për emigrantët, Ministria e Brendshme njofton se janë dhënë gjithsej 41.414 kërkesa për azil, kryesisht për emigrantë nga Siria, Afganistani, Iraku dhe Pakistani.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...