“Mirupafshim Jon, po ikim ne Tirane se kemi pune po do vijme prape vitin tjeter!:-))”, ky ka qënë lajmërimi i Kryeministrit Edi Rama për përfundimin e pushimeve dyjavore në jug të vendit. Shoqëruar nga një foto me Zahon e vogël ai ka postuar në fb premtimin e sërish edhe vitin tjetër do të vijojë pushimet në rivierën shqiptare.
Kryeministri përfundon pushimet për tu kthyer në Tiranë ku e pret një vit i ngarkuar, ndoshta viti përcaktues për të ardhmen e qeverisë socialiste dhe koalicionit të majtë.
Bilanci i qeverisjes dyvjeçare nuk kënaq. Ka shumë më tepër rekorde negative. Me përjashtim të rritjes së arkëtimeve nga KESH dhe uljen e humbjeve në rrjet, qeveria e Ramës nuk ka shënuar asnjë grafik në rritje. Të ardhurat nga tatimet dhe doganat kanë shënuar sërish një rënie prej 25 milionë dollarësh në korrik duke ulur kështu kapacitetet e qeverisë për investime dhe shërbime.
Edi Rama vërtet ka punë. Kjo nuk vihet në dyshim. Por në dyshim është mundësia që ai ti kryejë këto punë.
“drejtim i duhur në këndvështrime të ndryshme” ka komentuar një prej ndjekësve të Ramës në instagram për foton ku babi dhe i biri fokusohen në diferencë me njëri tjetrin.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/













