Pas më se një muaji, që Gjirokastra del nga lista e UNESCO-s, për trashëgiminë botërore në rrezik, rreziku është prezent për këtë qytet muzeal. Një godinë, historike, në qendër të qytetit, në qendër të Qafës së Pazarit, është shembur gjatë natës midis të dielës e të hënës. Shkak i kësaj shembje, ka qenë indiferenca e restaurimit, me gjithë apelet dhe kërkesat për ndërhyrje.
Një pjesë e fasadës së godinës “Gjashtëkëndëshi” në qytetin e Gjirokastrës është shembur gjatë orëve të mbrëmjes.
Kjo godinë, karakteristike në zonën muzeale të Gjirokastrës, “Qafa e Pazarit”, kishte kohë që ishte e amortizuar dhe pronarët kishin bërë apel për ndërhyrje, pasi mund të përbëntë rrezik për shkak se ishte një zonë tepër e frekuentuar nga turistët.
Shkak i shembjes së fasadës mësohet të kenë qenë reshjet e shiut, dhe fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar gjatë shembjes, pasi rruga ka qenë bosh.
Sipas pronarëve, për vite me radhë kjo godinë muzeale kishte degraduar pasi gjithmonë ka pasur rënie të trarëve dhe mureve. Pavarësisht se ishte bërë një ndërhyrje në vitin 2009, pronarët thonë se cilësia e saj ka qenë shumë e dobët.
Pasi u shemb fasada e godinës “Gjashtëkëndëshi”, Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare bëri rrethimin e pjesës ku është shembur fasada për të bërë një ndërhyrje provizore deri në hartimin e një projekti për një restaurim total të godinës.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












