Shqiptari me precedentë prostitucioni që u plagos në Itali me armë zjarri është arratisur nga siptali ku po trajtohej. Sipas medias italiane, Monza.it, 29-vjeçari u plagos më 15 gusht në një rrugë në Giuzamo nga tre persona që ndodheshin në një makinë. Ata nxorrën armët dhe e kanë qëlluar në këmbë shqiptarin, i cili u dërgua menjëherë në spital nga policia dhe e dashura e tij, dhe më pas do të dërgohej në burg. Shqiptari i ka thënë policisë se nuk i njihte tre personat që e plagosën.
Ndërsa policia dyshon se sulmi me armë ndaj shqiptarit ka ndodhur për shkak të rivalitetit mes bandave për shfrytëzim prostitucioni. Ndërkaq, policia italiane është vendosur në kërkim të 29-vjeçarit dhe të dashurës së tij, e cila mendohet ta ketë ndihmuar gjatë arratisjes nga spitali.
Për më shumë mund të lexoni më poshtë…
/web/Itali_plagoset_me_arme_shqiptari_qe_merrej_me_shfrytezim_prostitucioni_6039_1.php
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












