Jeremy Corbyn shihet si kandidati favorit, të paktën deri më tani për të drejtuar partinë laburiste në Britani pasi Ed Miliband dha dorëheqjen pasi humbi në zgjedhjet e fundit parlamentare.
Në vitin 2004 Corbyn ishte njëri prej mbështetësve më të zellshëm të një mocioni parlamentar, ku dënohej ndërhyrja e NATO-së në Serbi për genocidin e Beogradit në Kosovë.
Në mocion dënohej ajo që Corbyn dhe mbështetësit e tij e quanin ‘ndërhyrje humanitare për të pushtuar Kosovën’ pa një mandat nga OKB, si justifikim për të ndalur një genocid, që sipas tij, nuk ka ndodhur kurrë.
Ai ka përshkruar si “miq” qeverinë e Venezuelës, Hamasin dhe Hezbollahun.
Jeremy Corbyn shihet si një radikal i majtë për shkak të tezave të tij për drejtimin evendit. Ai ka hedhur idenë e shtetëzimit të disa sektorëve të ekonomisë dhe industrisë, rritjen e taksave për ata që fitojnë më shumë se 50 mijë paund në vit dhe rishikimin e pozicionit të Britanisë së Madhe në Bashkimin Europian.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












