Së shpejti do ta harrojmë vapën, një dimër i tmerrshëm na pret

Shares

Edhe pse këtyre ditëve po përjetojmë disa nga ditët më të nxehta të verës, nëse realizohen parashikimet e disa nga meteorologët më me nam në botë, atëherë na pret dimri më i tmerrshëm në histori.
Brenda disa muajve, planeti ynë do të jetë në goditje të vërshimeve të mëdha si pasojë e reshjeve të shumta, ndërsa në disa pjesë të globit do të ketë thatësi të dhe zjarre të mëdha.
Prapa kësaj dukurie katastrofale, për fat të keq qëndrojnë disa të dhëna shkencore: fajtor është i famshmi “El Ninjo”, një çrregullim klimatik i cili këtë vit do të jetë më ekstrem se kurrë më parë.
Bill Pacert, klimatolog nga NASA, thotë se “El Ninjo” i sivjetmë ka të ngjarë të shndërrohet në “Godzillë klimatike”, transmeton zeri.info.
Nëse realizohen këto parashikime të zeza të meteorologëve dhe gjasat janë të mëdha të realizohen, Britaninë e Madhe do ta godasë dimri më i ashpër në histori, Shtetet e Bashkuara do t’i shkatërrojnë stuhitë ekstreme dhe të fuqishme, ndërsa Amerikën e Jugut do ta godasin vërshimet e mëdha si pasojë cikloneve të fuqishëm, derisa e tërë Australia do të digjet nga zjarret.
Por, as kontinenti i Evropës nuk do të shpëtojë nga ky fenomen, pasi do të përballet me temperatura shumë të ulëta dhe reshje të mëdha bore.
“El Ninjo” është një fenomen meteorologjik i cili paraqitet çdo 7 vite, ndërsa NASA vazhdimisht përcjell temperaturën e detit në Paqësorë, i cili është indikatori kryesor i kësaj dukurie. “El Ninjo” më i tmerrshëm, ka ndodhur më 1997, ku kishte marrë jetën e 23 mijë personave dhe ka shkaktuar dëm prej 45 miliardë dollarë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...