Policia britanike ka arrestuar katër shqiptarë dhe dy gra franceze pasi kanë kaluar në mënyrë të paligjshme 100 shtetas shqiptarë.
Daily Mail, e cila i referohet burimeve policore, shkruan se gjatë kontrollit u gjetën shqiptarët e fshehur në kamionë për të kaluar kufirin drejt Anglisë. Policia raportoi se dy gratë franceze pranuan se ishin pjesë e grupit të trafikut, të cilat bashkë me katër shqiptarët kalonin ilegalisht shtetas shqiptarë, kundrejt pagesës prej 5 mijë paundësh për secilin prej tyre.
Trafikantët e arrestuar, të cilët po mbahen në Boulogne në pritje të gjykimit, bashkëvepronin me drejtuesit e kamoinëve, ndërsa dhe ata kanë përfituar para për transportimin që u siguronin emigrantëve.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












