Kinemaja shqip humb një tjetër protagonist të saj. Elez Kadria u largua nga kjo jetë në moshën 74-vjeçare. Aktor dhe regjisor, ai interpretoi në disa filma artistikë dhe televizivë.
Studimet e larta i kreu në shkollën e lartë “Aleksandër Moisiu” dhe nisi rrugën e aktorit në teatrin “Migjeni” të Shkodrës. Në moshën 22-vjeçare Elez Kadrisë do t’i besohej roli i Fatosit, në pelikulën “Detyrë e Posaçme”.
Pas prekjes së parë së shesh-xhirimit, aktori shkodran do të vinte te admiruesit e kinemasë nën kostumin e personazheve të spikatur si, Gjon Fusha në filmin “Shokët” Qamil Boronica te “Gracka”, Pjetri te “Besa e kuqe”.
Paralelisht me kinematografinë, ku numëron mbi 10 role, Elez Kadria veshi edhe konstumin e aktorit dhe regjisorit të teatrit. Vepra e tij e fundit regjisoriale është komedia “Milioner pas asnjë kacidhe”, e Dionis Bubanit.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












