Ministria e Sportit bllokon fondin, Federata e Mundjes e hedh në gjyq, rrezikohet Botërori

Shares

Ndërsa Botërori në SHBA po afron, Ministria e Arsimit dhe Sporteve ka bllokuar fondin Grant për Federatën Mundjes si edhe nuk njeh organet drejtuese, çka rrezikon pjesëmarrjen e Shqipërisë në Botërorin e shtatorit. Jo vetëm kaq, por Shqipëria rrezikon edhe përjashtimin pa afat të federatës shqiptare nga çdo aktivitet ndërkombëtar. 
Lidhur me këtë, ka reaguar presidenti i Federatës Shqiptare të Mundjes, Martin Biba, i cili thotë se pjesëmarrja në aktivitetet  është planifikuar dhe miratuar nga vetë ministrja Nikolla,  duke i bërë  me dije institucionit që ajo drejton se Federata do të bëjë të pamundurën për pjesëmarrjen e Shqipërisë në botërorin e Amerikësqë i mundëson Shqipërisë kualifikimin në lojërat olimpike “Brazil 2016”, pavarësisht pengesave që ngre ministria. Ndërsa, për sa i përket mosnjohjes së organeve drejtuese të federatës nga MAS, Biba shprehet: “Është një masë administrative që është marrë pa u dëgjuar fare federata jonë. Ky urdhër e bën inekzistent federatën nga ana financiare. E kemi ankimuar në Gjykatën e Apelit Administrativ. Vendimet që merren natën nuk i shërbejnë sportit”.
Po ashtu, trajneri dhe ish-mundësi Sait Prizreni i ka bërë thirrje Ministres Nikolla të lejojë që sporti i mundjes të vazhdojë rrugën e tij, përndryshe nuk do të lejojnë askënd të tallet me këtë sport.
Sportistët që pritet të marrin pjesë në Botërorin që zhvillohet në SHBA do të jenë 3 kampionët Islam Islamaj, Vilson Ndregjoni dhe Egzon Shala.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...