Krijohet “Alphabet”, kompania mëmë e Google

Krijohet “Alphabet”, kompania mëmë e Google

105
0
Shares

Google do të krijojë një kompani mëmë të quajtur “Alphabet”.  Në krye të saj do të jenë themeluesit e Google, Larry Page,  shef ekzekutiv dhe Sergey Brin, president. Ndërsa shef ekzekutiv i Google, tani e tutje do të jetë Sundar Pichai, pjesë e Google që prej 2004 si shef i produkteve.
Kompania “Alphabet” do të jetë mëmë për disa kompani më të vogla duke përfshirë në edhe Google-in si edhe bizneset që kanë qenë nën adminisrimin e saj si You Tube, Android dhe shumë aplikacione të tjera. Po ashtu pjesë e kompanisë së re do të jenë disa departamente që kanë funksionuar në mënyrë të pavarur si, Google X, Wing, Google Ventures, Google Capital, Life Sciences.
Shefi ekzekutiv, Page tha se ata nuk synojnë që “Alphabet”të bëhët një markë e madhe përmes produkteve të tjera, sepse kompanitë që do jenë në “Alphabet”do të kenë pavarësinë dhe mundësinë që të zhvillohen vetë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY