Greqia arrin marrëveshjen e shpëtimit me kredtorët ndërkombëtarë. Pas bisedimeve të gjata të zhvilluara gjatë natës të së hënës mes Greqisë dhe kreditorëve të huaj, u arrit të firmosej marrëveshja me anë të së cilës Greqia do të shpëtojë nga falimenti dhe do të qëndrojë në Eurozonë.
Lajmin e bën të ditur agjensia e lajmeve britanike BBC, sipas të cilës ky lajm është konfirmuar nga një zyrtar i Ministrisë së Financave në Greqi. Zyrtari grek grek ka thënë se marrëveshja është arritur dhe tani mbeten të diskutohen disa detaje të vogla.
Shteti grek ka rënë dakord në funksionimin e një fondi të ri të privatizimit të pavarur, ndërsa kredia bankare do të administrohet.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/