Zbulohet plani dhe harta e ISIS-it për të pushtuar botën deri në vitin 2020, duke përfshirë Spanjën, Kinën dhe pjesë të Afrikës së Jugut. Sipas hartës, grupi terrorist islamik synon të kontrollojë Lindjen e Mesme dhe një pjesë të Europës. Në hartë, Shteti Islamik duket se merr nën kontroll gjithë Ballkanin, pjesë e së cilës është dhe Shqipëria, duke e quajtur me një emër tjetër “Orobpa”.
Endrju Hosken, gazetar i BBC-së, autor i librit “Mbretëria e frikës: Brenda Shtetit Islamik”, ka publikuar dhe hartën ku vizatohen zonat që ISIS ka plan t’i marrë nën kontroll. Kalifati, regjimi që qeveriset nga ligjet e Shairas, do të marrë shtetet nga Spanja në perëndim, deri në kufijtë e Kinës në lindje. Anadalus, është emri arabik që do t’i vendoset një pjese të Spanjës, Portugalisë dhe Francës, të cilat u pushtuan nga maurët nga shekulli i VII deri në shekullin e XV. Ndërkohë që, Orobpa do të quhet Ballkani. Çoçzaz, është emri në arabisht i Kaukazit, ky rajon përfshin Rusinë dhe disa shtete të vogla.
ISIS aktualisht ka 50 mijë anëtarë dhe të ardhura në shumën e 2 miliardë dollarëve, kjo falë kontrollit në fushat e naftës dhe të gazit në Irak dhe në Siri. ISIS ka destabilizuar Irakun dhe Sirinë dhe po përpiqen të destabilizojnë Arabinë Saudite dhe Libinë, ndërsa së fundmi shkatërruan industrinë dhe turizmin e Tunizisë.
Hosken zbulon se Abu Musad al Zaraui, i cili themeloi grupin terrorist që më vonë do të bëhej ISIS, në vitin 1996 përshkroi një plan prej 7 hapash, që do çonte në fitoren e myslimanëve në vitin 2020.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/