Bozdo: Parku i “Bulevardit të ri”është gënjeshtër, sa 1/5 e projektit të mëparshëm

Shares

Ish-nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Enno Bozdo ka reaguar pak orë pasi kryetari i ri i Bashkisë Erjon Veliaj ka inspektuar rifillimin e punimeve për “Bulevardin e ri” dhe lumit të Tiranës.
Deklaratën e Veliaj për krijimin e një parku 6 herë më të madhe se sa parku Rinia, Bozdo e ka cilësuar si gënjeshtrën më të madhe, pasi hapësira që pretendon të krijojë Veliaj është minimalisht 5 herë më e vogël se projekti origjinal i Bulevardit të ri dhe lumit të Tiranës.
Bozdo akuzoi Veliajn për anulimin  e projektit të mëparshëm të tyre  ku ishte planifikuar 300 mijë metra katrorë gjelbërim të planifikuar si edhe 1 milion metra katrorë  gjelbërim shtesë nga projekti i lumit të Tiranës. Sipas tij, ajo që ofron kreu i Bashkisë është një reduktim i hapësirave të gjelbëra, e në rastin më të mirë, një projekt sa 1/5 e gjelbërimit të mëparshëm që ka pasur kryeqyetti në kohën kur Bashkia ishte nën drejtimin e demokratëve.
Duke vazhduar argumentet e tij kundër projektit të Veliaj, Enno Bozdo shprehet se bllokimi i i projektit të “Bulevardit të ri” për më shumë se dy vjet, i cili shkaktoi humbjen e e 2 mijë vendeve të punës, ishte për shkak të inetresave te “betonit”, shkatërrimit të mjedisit që bëri rama gjatë 11 viteve që drejtoi Tiranën.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...