Nuk i liberalizoni vizat për Kosovën? Atëherë kaloni me vizë në Prizren!

Shares

Organizatorët e festivalit të filmit të metrazhit të shkurtër dhe dokumentareve, DokuFest, kanë sjellë një ide gjeniale. Duke ditur regjimin e vizave dhe kontrollet e shumta nëpër të cilët kalojnë shtetasit e Kosovës, një ndër shtetet e pakta të izoluara të Evropës, ata kanë vendosur që simbolikisht tua “kthejnë borxhin” ndërkombëtarëve.
Në hyrje të vendit ku mbahet festivali, ata kanë vendosur një kufi të improvizuar, ku kontrollohen të huajt që duan të hyjnë aty dhe u kërkohen pasaportat për t’i shikuar se a kanë vizë për Kosovë dhe kjo ka stepur shumë ndërkombëtarë por pas mbarimit të kësaj procedure janë çuditur me idenë e trajtuar.
Për një moment, edhe ata e kuptojnë se si është të trajtohesh ndryshe. Kështu, qëllimi është përcillet një mesazh i fuqishëm për liberalizimin e vizave për Kosovën.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...