Një artiste nga Ukraina ka përdorur 5 000 fishekë të shpenzuar për të krijuar një portret të presidentit rus, Vladimir Putin, të titulluar “Fytyra e luftës”.
Vepra e Daria Marchenkos është një përshkrim real i Putinit, me një kostum të errët dhe kravatë të kuqe.
Ajo është më shumë se dy metra e gjatë dhe dominon studion e artistes.

Fishekët, kryesisht nga armët Kalashnikov, janë mbledhur nga vullnetarë pranë aeroportit të Donjeckut në lindje të Ukrainës dhe fushëbeteja të tjera në Donbas.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












