Shumë persona kanë probleme me gjumin dhe zgjimin e hershëm.
Një problem të cilit i është gjetur zgjidhja në një mënyrë të çuditshme. Inxhinieri Colin Furze ka krijuar një shtrat me një mënyrë të veçantë të zgjimit. Një shpikje që shumë e kanë cilësuar sa të çmendur, aq edhe të shkëlqyer. Shpikja e Furze quhet “High Voltage Ejector Bed” (Shtrati me hedhje të energjisë së lartë).
Me anë të këtij shtrati, nuk ju duhet më shumë se sa 5 minuta për t’u zgjuar, në rast se nuk ju zgjojnë këmbanat zhurmuese.
Furze ka një kanal të tij në kanalin Youtube ku tregon shpeshherë për krijimet e tij shumë kreative. Dhe shpikja e tij më e fundit është një frymëzim nga fansat e tij në You Tube.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












