Itali, arrestohet skafisti shqiptar, transportonte 86 klandestinë

Shares

Policia italiane ka arrestuar 2 persona të cilët po transportonin klandestinë. Mes të arrestuarve është edhe shqiptari 37-vjeçarin Edvin Ballcaj,i cili bashkë me me skafistin tjetër Shafik Sahyouni Hussam, nga Siria, 32¬vjeç, po transportonin me jaht 86 emigrantë, nga të cilët 27 ishin të mitur. Pas një hetimi të kryer nga agjentët e skuadrës Crotone në bashkëpunim me disa emigrantë, është bërë e mundur identifikimi i dy trafikantëve dhe më pas arrestimi i tyre. Sipas mediave italiane, trafikantët ishin fshehur mes emigrantëve për të mos rënë në gjurmë të policisë, por Guardia di Finanza arriti t’i arrestojë me ndihmën e klandestinëve.
Gjithashtu, raportohet se klandestinët  të cilët kishin si destinacion brigjet e Italisë, ishin nisur nga Turqia më 29 korrik  më një jaht 15 metra të gjatë, nën drejtimin e dy trafikantëve, mbi të cilët rëndon akuza e ndihmës së emigracionit të paligjshëm.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...