Policia italiane e qytetit të Romës ka arrestuar shqiptarin H. G., 32 vjeç, nën akuzën e zotërimit e të trafikimit të lëndës narkotike.
Në garazhin në pronësi të tij u gjetën 40 kg marijuanë, hashash e kokainë.
Arrestimi i 32 vjeçarit shqiptar qe rezultati i një operacioni në orët e vona të natës, kryer nga forcat e rendit kundër trafikantëve të lëndëve narkotike në lagjet e zonës jugore e lindore të qytetit të Romës.
Garazhi i shqiptarit H. G., ndodhej në lagjen Tor Bella Monaka të Romës, një nga më problematiket e këtij qyteti. Zbulimi i lëndëve narkotike u bë në saj të qenve antidrogë që shoqëronin patrullën e policisë italiane gjatë kontrolleve të shumta në disa lokale, restorante e diskoteka të njohura në këto zona.
Në një nga rrugët e lagjes Tor Bella Monaka, qentë antidrogë nuhatën lëndë të dyshimtë pranë qepenave të mbyllur të një garazhi. Me urdhër te policisë u bë hapja e forcuar e tij ku u zbuluan 35 pako hashash nga një kilogramë, 2 qese me rreth 700 gramë marijuanë secila, si dhe 5 pako të vogla me rreth 100 gramë drogë.
Menjëherë forcat e rendit u vunë nën gjurmët e pronarit shqiptar të garazhit duke realizuar dhe arrestimin e tij.
Operacioni i policisë italiane vazhdon hetimet për zbulimin e prejardhjes së lëndës narkotike si dhe të bashkëpunëtorëve të 32 vjeçarit H. G.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












