George Chrissidis, një emigrant grek që jeton në Gjermani që prej 30 vitesh po shfrytëzon krizën greke për të shtuar biznesin e vet. Në restorantin e tij ai ofron një menu që quhet “Drama Greko-Evropiane”. Pjatat e ofruara kanë emra të tillë si “Grexit e Schaeuble”, frymëzuar nga Ministri i Financave i Gjermanisë, një gatim me mish qingji, djathë dhe perime.
Pjata “Varufakis” është me mish viçi, djathë të bardhë dhe piper të kuq djegës për t’ia përshtatur temperamentit të ish-Ministrit grek të Financave.
“Tsipras i Dashur” ka në recetë një djathë as të butë, as të fortë që reflekton natyrën jo të vendosur të kryeministrit grek.
Patjetër që sdo të mungonte edhe një pjatë për “zonjën e hekurt” kancelaren Merkel duke u nisur nga roli i saj në negociatat për zgjidhjet e krizës.Ajo quhet “Angie e ëmbël”, një ëmbëlsirë me arra dhe akullore me vanilje, shumë e pëlqyer nga klientët.
Me këtë menu, Chrissidis mendon të kënaqë të gjithë klientët gjatë gjithë muajit të gushtit.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/













