Policia, asnjë fjalë për fshehjen e viktimës në aksidentin e Kavajës

Shares

Policia ka bërë një sqarim lidhur me enigmat që shoqërojnë aksidentin e pak ditëve më parë në Kavajë ku humbi jetën 32 vjecarja Bujana Bushi, nënë e një fëmije, por nuk shpjeguar arsyet se pse vdekja e saj nuk është deklaruar nga policia. Po ashtu nuk jnë sqaruar rrethanat se pse policia i ka dhënë sendet personale vëllait të biznesmenit dhe më pas i ka sekuestruar ato. Në deklaratën e policisë po ashtu nuk shpjegohet sjellja joligjore e policëve të Kavajës duke trajtuar në shkelje të procedurave një rast aksidenti me vdekje.

Ja sqarimi i plotë i policisë: Lidhur me një ankesë të bërë publike në media nga familjarë të shtetases Bujana Bushi, e cila humbi jetën në një aksident rrugor të ndodhur në datë 30.07.2015, në segmentin rrugor Kavajë – Rrogozhinë, pranë kryqëzimit të fshatit Lekaj, sqarojmë se: Në datë 30.07.2015, është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasve Fatmir Bekshiu, 65 vjeç, lindur dhe banues në Kavajë, si edhe i shtetasit Kosta Taci, 51 vjeç, lindur në Korçë dhe banues në Vlorë.

Arrestimi u krye pasi në këtë datë, shtetasi Kosta Taci duke qarkulluar me mjetin e tij tip Benz me targë AA 837 GH në aksin Kavajë – Rrogozhinë, pas ndërprerjes së rrugës nga motori me targë AF107, të drejtuar nga shtetasi Famir Bekshiu, u përplas me një mjet tjetër që po udhëtonte në sensin e kundërt të rrugës.

Shkak paraprak dyshohet se u bë ndërprerja e rrugës nga dalja e gabuar e motorit në rrugën kryesore, çka solli devijimin e mjetit.

Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën shtetasja Bujana Bushi, 33 vjeç, banuese në Vlorë, si dhe u dëmtuan lehtë shtetaset e mitura S. C, A. C dhe F. C, fëmijët e drejtuesit të mjetit tjetër që u përfshi në aksident. Në vendin e ngjarjes është paraqitur vëllai i shtetasit Kosta Taci, të cilit nga shërbimet policore iu kërkuar të vinte në dispozicion dokumentet e makinës, pasi drejtuesi i mjetit u shoqërua për ndihmë mjekësore.

Gjithashtu atij iu dorëzuan edhe sendet personale që gjendeshin në makinë, nga shërbimi policor.

Shtetasi A.A, vëllai i drejtuesit të mjetit mori me vete edhe çantën e viktimës. Më pas kjo çantë me proces-verbal iu dorëzua Prokurorit të çështjes. Gjatë këqyrjes së viktimës nga ekspertët kriminalistë, nuk janë gjetur dhe sekuestruar sende personale.

Policia mori kontakt me të afërmit e viktimës dhe sqaroi gjithashtu rrethanat e ngjarjes. Për sa i përket çantës me sendet e tjera të viktimës, familjarët janë informuar se mund t’i marrin vetëm pas urdhrit të rikthimit sendeve të sekuestruara të Prokurorisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...