Temperaturat pritet të bien nga nesër në të gjithë vendin. Pas një korriku plot vapë, Shqipëria do të ketë disa ditë të freskëta përgjatë javës që vjen. Të paktën të martën dhe të mërkurën parashikohen reshje shiu që do të shoqërohen me uljen e temperaturave 5-7 gradë më pak se sa ato të sotmet.
Korriku shënon edhe muajin më të nxehtë që ka kaluar vendi 20 vitet e fundit me temperatura që kaluan 40 gradë në shumë qytete të vendit.
Ambienti i ndotur, lagështia dhe mungesa e pyjeve dhe bimësisë e bëjnë vapën të padurueshem në shumë qytete të vendit.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












