Halimi: Reforma në drejtësi, debat i gjerë për platformën e opozitës

Shares

Deputeti i PD-së dhe anëtar i komisionit për reformën në drejtësi, Eduard Halimi ka ftuar nëpërmjet një postimi në fb për një pjesëmarrje të gjerë në hartimin e platformës së opozitës.

“Te dashur miq, kolege juriste te rinj apo me pervoje te gjate, avokate, gjyqtare, prokurore, notere, permbarues, eksperte te te drejtave te njeriut e studente.

Partia Demokratike po pergatit platformen e saj te plote te reformes ne drejtesi.

Secili prej jush qe mendon se mund te kontribuoje ne kete proces, te jape opinionin e vet, sugjerimin e tij konkret per kete reforme te rendesishme, apo duke e menduar veten e tij nje dite deputet te Kuvendit mund te me shkruaje ne kete adrese, ne email: eduardhalimi@gmail.com ne numrin tim te telefonit me sms, apo ëhatsapp: +355692082006.

Mendojeni veten nje dite deputet sikur te ishit ne vendin tim dhe me shkruani per reformen.

Eshte kaq e rendesishme qe kushdo qe kerkon te jape impakt ta jape tani, ketu ose ne cdo tryeze, forum apo takim konsultues. Heshtja dhe qendrimi pasiv, nuk ndihmon askend, per nje proces kaq te rendesishem per te ardhmen europiane te vendit”, thekson në ftesën e tij deputeti demokrat.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...