“Gazetarë që habiten me habinë e angleskes”

Shares

Një shkrim i BBC për kukullat që shqiptarët vendosin në shtëpitë e tyre ka irrituar prof, Artan Fugën i cili ndërsa shpjegon arsyet e këtij riti, tallet edhe me gazetarët shqiptarë që e ribotuan atë.

“Uuuuu, pika debiles nga BBC qe pyet se perse shqiptaret varin kukulla ne shtepite ne ndertim …

Tallet ajo.

Dhe mediat e perndershme dhe me plot kulture universitare e citojne sikur ka shpikur rroten.

Po eshte riti i sakrifices mos zonje a zonjushe e paditur.

Cfare ka ketu per te pyetur. Eshte sakrifica e sakrifices, eshte shenje kulture.

Dikur vritej njeriu per t’a bere kurban Zotit, ose pastaj qingji sikurse i ndodhi Abrahamit ku Perendia i tha lere djalin, therr qingjin.

Pastaj sakrifica reale u zevendesua me sakrificen virtuale, duke varur kukulla qe deshmojne sakrifikimin e dickaje qe nuk eshte gjallese.

Cfare ka ajo qe pyet si e paditur se perse varin shqiptaret?

A nuk i falen sakrifices katoliket duke kujtuar Krishtin??? Perse nuk pyet se perse europianet katolike i falen kryqit, sublimojne veren si gjaku i Krishtit dhe biskoten e shenjte si trupi i tij? A nuk bejne myslimanet kurban dashin?

I duket bestytni he??? Po ku ka njeri a shkencetar qe jeton dot pa nje grumbull ritesh besimi?

Nuk gjeti njeri a gazetar per t’ja shpjeguar asaj BBC – istes?

Dhe na tani, gazetare qe habiten me habine e angleskes”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...