Fatos Klosi i bashkohet Kokëdhimës: Droga qartëson idetë, deputetët dhe politikanët e pine si rakinë

Shares

Ish kreu i Shërbimit Sekret shqiptar, Fatos Klosi, ka pranuar se deputetë dhe politikanë shqiptarë e kanë drogën si gotën e rakisë. Gazeta “sot” shkruan se kreu i shërbimit sekret nga viti 1997 deri në vitin 2002 pohon përdorimin e narkotikëve nga politikanët shqiptarë.

“Të thuash sot se një ministër apo deputet pi drogë, është si të thuash piu një gotë raki. Përdorimi i drogës është problem personal. Është zgjedhjet personale. Dhe asnjë nuk mund të kritikohet për këtë. Por, ky propozim është bërë për të ngritur tymnajë, për të baltosur njëri-tjetrin. Ky propozim do të përdoret si shantazh. Politikanët do t’i bëjnë shantazh njëri-tjetrit. Nëse ky propozim miratohet, pasojat mund të jetë ndryshme. Nuk parashikohen pasojat”, thotë Klosi.

Por ai nuk është kritik ndaj përdorimit të drogës. Njësoj si deputeti i PS, Koco Kokëdhima inkurajon përdorimin e saj në funksion të kthjellimit të ideve.

“Edhe indigjenët e Amerikës e përdorin drogën për t’u qetësuar në raste situatash tensionuese. Droga qartëson idetë, mendimet dhe ndikon në rritjen e produktivitetit në punë e kudo”, shprehet Fatos Klosi, i cili natyrisht ka informacion të bollshëm rreth përdorimit të drogave nga zyrtarët shqiptarë që nga koha kur drejtonte shërbimin sekret.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...