Autori i romaneve antologjike serbe “Rrënjët” dhe “Koha e Vdekjes”, kishte marrë një ftesë urgjente që të shkojë në Londër, por sapo kishte arritur atje dhe e kishte kuptuar për çfarë është ftuar, nuk kishte mundur tu besoj veshëve.
Medisat serbe sot shkruajnë se ofertat qofshin të këqija apo të mira, ndodhin vetëm atëherë kur njeriu më së paku i pret të ndodhin, dhe kështu ka ndodhur edhe me Dobrica Qosiqin, shkrimtarin dhe ish-presidentin e parë të Republikës Federative të Jugosllavisë, transmeton lajmi.net.
Në fakt, as që e kishte ditur se çfarë do ti ndodhë me rastin e rënies së murit të Berlinit dhe trazirave të mëdha në Evropë, në fund të viteve të 80-ta dhe në fillim të 90-ve.
Ja çfarë i kishte ndodhur Qosiqit gjatë atyre muajve të çuditshëm, kurse e gjithë ngjarja fillon që me urgjencë të shkojë në Londër.
“Njëzet ditë pas vdekjes së Titos, më ka telefonuar botuesi im nga Amerika, William Jovanoviq, i cili e kishte botuar ‘Kohën e Vdekjes’ në gjuhën serbe dhe angleze, duke më thënë se urgjentisht duhet të udhëtojë për në Londër. U bëra gati, dhe së bashku me bijën time e cila e flet për mrekulli gjuhën angleze shkuam në kryeqytetin Anglez”, ka deklaruar Qosiq.
Ai thotë se atje ishte rezervuar tavolina për ata në hotelin “Claridge”, ku kanë qëndruar edhe Tito dhe mbretërit e pasur të naftës nga Arabia.

/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












