Shtetet e Bashkuara kanë hequr Kubën nga lista e vendeve që kanë dështuar në luftimin e tafikut të qënieve njerëzore.
Sarah Sewall, Nënsekretarja e Shtetit për Sigurinë Civile, Demokracinë dhe të Drejtat e Njeriut, deklaroi se Kuba ka bërë progres në luftimin e trafikut të qënieve njerëzore për qëllime prostitucioni.
Por, sipas saj, shqetësuese mbetet dështimi i vendit për të zgjidhur çështjen e punës së detyruar.
“Qeveria e Kubës nuk përmbush as standardet minimale për eleminimin e trafikut, por megjithatë ajo po bën përpjekje të forta”, deklaroi Sewall.
Ky raport vjetor i Departamentit amerikan të Shtetit ku janë njoftuar këto lëvizje të administratës vjen një javë pas rivendosjes zyrtarisht të marrëdhënieve diplomatike mes Uasshingtonit dhe Havanës.
Një tjetër vend që SHBA-të kanë hequr nga lista e vendeve të trafiqeve është edhe Malajzia, për të cilën pati kritik të shumta nga grupet për të drejtat e njeriut.
Në një deklaratë, Human Rights Watch shpreh: “Të dhënat që zotërojmë tregojnë se përpjekjet e Malajzisë për të luftuar trafikun e qënieve njerëzore janë shumë larg të qenit të mjaftueshme për të bërë një lëvizje të tillë”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












