Ka nisur procesi gjyqësor ndaj të arrestuarve në “konfliktin e Kumanovës”. Prokuroria e Shkupit do të marrë deklaratat e të arrestuarve në burgun e Shutkës, e më pas në burgun e Prilepit dhe Manastirit.
Mediat maqedonase raportojnë se avokatët e të arrestuarve ankohen pasi prokuroria nuk ka dhënë detaje lidhur me aktakuzën. Nga ana e saj, prokuroria shprehet se kjo është e pamundur për shkak se ende nuk janë grumbulluar dëshmitë e të arrestuarve.
Lidhur me procesin gjyqësor ndaj të arrestuarve për ngjarjen e Kumanovës, ekspertë nga SHBA, do të marrin pjesë në mbrojtjen e shqiptarëve të arrestuarve, si edhe për dëmet që pësuan banorët e lagjes. Angazhimi i ekspertëve do të bëhet përmes përmes Akademisë Shqiptaro-Amerikane të Shkencave dhe Arteve.
Në ngjarjen e rëndë të Kumanovës, ku mbetën të vrarë 8 policë ,10 pjesëtarë të grupit të armatosur dhe dhjetëra të palogosur, është ngritur padi ndaj 33 personave.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












