Horoskopi 28 Korrik/ Yjet thonë për JU

Shares

Dashi
Do jeni shume te ndjeshëm gjate gjithë kësaj dite dhe ka rrezik te keni probleme serioze me personin qe keni ne krah. Do i mendoni gjerat negativisht dhe nuk do hapni rruge për asgjë. Beqaret edhe pse do e kërkojnë gjate gjithë kohës princin e tyre te kaltër nuk do arrijnë dot ta gjejnë atë. Ne planin financiar gjendja do vazhdoje te mbetet e paqëndrueshme.

Demi
Yjet do bëhen bashke ne çdo moment dhe do ju ndihmoje te dilni nga situata e vështirë ku ishit futur. E ardhmja ka për te qene shume me ndryshe. Beqaret do fiksohen pas një personi dhe do bëjnë te pamundurën qe ta bëjnë për vete. Me shpenzimet duhet te tregoheni sa me te kujdesshëm qe te mundeni sepse ne te kundërt problemet do jene te mëdha.

Binjakët
Sot do e ndryshoni rrënjësisht jetën tuaj ju qe jeni ne një lidhje. Ju kane ardhur ne maje te hundës te gjitha kufizimet partnerit dhe do kërkoni me tepër liri. Beqaret duhet te mendohen disa here para se te joshin dike sepse ne te kundërt mund te pendohen. Ne planin financiar do keni goxha probleme dhe vështirësi nga te cilat vetëm miqtë mund t’iu nxjerrin.

Gaforrja
Jeta juaj ne çift do jete shume e qëndrueshme gjate gjithë kësaj dite. Do merreni vesh për çdo gjë me partnerin tuaj dhe do filloni me ngadalë te planifikoni edhe te ardhmen. Beqaret do kenë me shume fat se kurrë me pare dhe do takojnë princin e tyre te kaltër. Ne planin financiar do i bëni mire llogarite dhe do jeni ne rrugën e duhur për ta përmirësuar situatën.

Luani
Do jeni shume idealiste gjate kësaj dite ju te dashuruarit dhe do e ngrini ne qiell partnerin. Marrëdhënia me te do jete e mrekullueshme dhe do siguroheni edhe njëherë tjetër qe ai është i duhuri. Beqaret do realizojnë disa takime interesante te cilat mund t’ua ndryshojnë shpejt jetën. Me buxhetin tregohuni te kujdesshëm dhe realiste. Vetëm ne këtë mënyrë nuk do keni probleme.

Virgjëresha
Do tërhiqeni tej mase prej dikujt ju qe jeni ne një lidhje dhe ka rrezik qe ta tradhtoni partnerit. Duhet te dini qe nga kjo gjë pasojat do jene te renda dhe mund te vuani. Beqaret do kenë mjaft simpati për një person dhe do jene gati te fillojnë me te një lidhje serioze. Dielli do jete planeti qe do ua ndriçoje mendimet ne planin financiar dhe gjendja do mbetet e kënaqshme.

Peshorja
Dite mjaft e trazuar do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do mërziteni për çdo gjë dhe do debatoni me atë qe keni ne krah. Beqaret duhet te tregohen te arsyeshëm dhe jo te vrapojnë pas te parit qe do iu dale përpara. Do bëjnë gabime te pafalshme nëse do veprojnë ne këtë mënyrë. Financat do vazhdojnë te mbeten te turbullta edhe për disa kohe.

Akrepi
Gjate gjithë kësaj dite jeta juaj ne çift do jete e qete dhe pa asnjë problem. Te dy palët do i merrni gjerat me qetësi dhe nuk do ja prishni për asgjë personit qe keni ne krah. Beqaret do ndihen mire edhe me statusin qe kane dhe nuk do kërkojnë me ngulm ta ndryshojnë atë. Financat do i riorganizoni dhe gjendja do vije dalëngadalë duke u stabilizuar.

Shigjetari
Planetët do jene pozicionuar keq sot ne jetën tuaj ne çift dhe problemet me partnerin do jene te mëdha. Mos u tregoni kokëfortë dhe nga ana tjetër mos e teproni asnjë çast me xhelozinë. Beqaret do realizojnë takim te rëndësishme te cilat mund t’ua ndryshojnë shpejt jetën. Financat nuk do jene te këqija megjithatë sa me shume te kursyer te tregoni aq me shume do rriten te ardhurat.

Bricjapi
Dialogu do mbizotërojë gjate gjithë ditës ne jetën tuaj ne çift. Do i sqaroni te gjitha problemet qe keni pasur me partnerin dhe do ndiheni te qete. Beqaret do fiksohen pas një personi te bukur dhe as qe do iu interesoje asgjë me shume nga jeta e tij. Ne planin financiar do bëni mire te mos ndërmerrni rreziqe për ta stabilizuar situatën sepse do keni probleme.

Ujori
Dëgjojini këshillat e partnerit tuaj sot dhe shprehini me tepër ndjenjat. Vetëm ne këtë mënyrë marrëdhënia mes jush do vije duke u përmirësuar. Beqaret me ne fund do kenë dashuri me shikim te pare dhe do e ndryshojnë menjëherë statusin. Financat do mbeten te trazuara edhe për disa kohe, Mundohuni te merrni masa sa me pare qe te jete e mundur.

Peshqit
Jeta juaj ne çift do jete fantastike gjate kësaj dite. Jupiteri do behet aleati me i forte dhe do ju çoje ne drejtimin e duhur. Beqaret do afrohen mjaft me një koleg te vjetër dhe do e shohin me një sy tjetër atë. Zemra do filloje te rrahe fort si kurrë me pare. Ne planin financiar do mundoheni mjaft t’i rregulloni te ardhurat dhe me pak mundim do ja dilni mbanë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...