MARRËVESHJA MAQEDONI/ Gruevski jep dorëheqjen, opozita hyn në Parlament, zgjedhje të parakohshme në 21 prill 2016

Shares

Pas bisedimeve maratonike të grupeve negociues të partive politike në Maqedoni, me ndërmjetësim dhe lehtësim të faktorit ndërkombëtar, është arritur një marrëveshje që LSDM-ja të marrë Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Ministrinë e Punës Sociale, dhe ndërsa në 5 ministri do të ketë zv ministra me të drejtë votoje.
Por në marrëveshje përfshihet edhe dorëheqja e Gruevskit.
“Për hair na qoftë dorëheqja”, ka shkruar zëdhënësi i LSDM-së Petre Shilegov, duke aluduar në dorëheqjen e kryeministrit Gruevski. Kryeministri, Nikolla Gruevski jozyrtarisht mësohet se ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga posti i kryetarit të qeverisë së Maqedonisë shkruan ZHURNAL.
Dorëheqja është konfirmuar nga zëdhënësi i LSDM-së, Petre Shilegov I cili shkruan se le të jetë me fat dorëheqja e kryeministrit
“Aj le të jetë me fat dorëheqja”, shkruan Shilegov.
Marrëveshja që të dorëhiqet Gruevski është vendosur në orët e vona në takimin mes 4 liderëve të Maqedonisë , Zoran Zaev, Nikolla Gruevskin, Ali Ahmetin dhe Menduh Thacin nën patronazh të eurokomisionerit, Johanes Han dhe ambasadorëve Bejli dhe Orev.
Bisedimet e djeshme ishin maratonike, jozyrtarisht mësohet se dorëheqja e Gruevskit do të ndodh në muajin dhjetor, 4 muaj para se në 21 prill 2016, të mbahen zgjedhjet e ardhshme të jashtëzakonshme parlamentare në Maqedoni.
Gruevski u trondit me aferën e përgjimeve në Maqedoni ku në bisedat e audio-regjistrimeve dëgjohet se është i involvuar në partizimin e plotë të institucioneve shtetërore shkruan ZHURNAL.
Jozyrtarisht, LSDM merr ministrin e brendshëm dhe ministrin për punë dhe politikë sociale, ndërsa në 5 ministri do të ketë zëvendësministra me të drejtë veto-ja, 3 nga LSDM dhe 2 nga VMRO DPMNE. Do të zgjidhet edhe Prokuror special për çështjen e përgjimeve, me konsensus nga 4 partitë.
Ndryshe,në një deklaratë të shkurtë, komisari Johanes Han u tha gazetarëve para rezidencës së BE-së se është “arritur marrëveshje” në takimin e liderëve dhe se do ketë zgjedhje parlamentare.
“Kemi marrëveshje të nënshkruar nga liderët, jam i kënaqur nga ajo që u arrit dhe me këtë do hapen rrugët e vendit për integrimin në BE e NATO. Duhet të jemi krenarë me liderët”, ka thënë Han.
Komisari Han mësohet se për këtë ka njoftuar me telefon edhe zyrtaren e lartë amerikane Viktorija Nuland se është arritur marrëveshje.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...