Zyrat e Call Center në Tiranë ( e më tej në qytete të tjera) nisën të lulëzonin disa vite më parë, duke u fokusuar tek të rinjtë shqiptarë, të cilët në pamundësi të gjetjes së një profili punë që përputhej me studimet e tyre, vendosën që të punonin në këtë fushë. Por, vetë të rinjtë janë ata që bëjnë humor me numrin e rritur të të punësuarve në Call Center, sidomos duke u krahasuar me faktin se (thuajse) të gjithë të rinjtë kanë mbaruar studimet e larta, specializime etj., dhe punojnë në këto zyra.
Arsyet se pse të rinjtë kanë zgjedhur Call Center: gjuha italiane e përqafuar në masë nga shqiptarët (ose në të kundërt, trajnimi për të arrihej shumë lehtë të përthithej nga shqiptarët që “shquhen” për mësimin e gjuhëve të huaja).
Një arsye tjetër është padyshim edhe pagesa në orë pune, stimuli i pagesave për kontrata shtesë dhe fleksibiliteti i orarit që studentët ( më së shumti) e shohin si mundësi unike.
Nga ana tjetër, Shqipëria u pa nga fqinjët italianë si zgjedhje e mirë, duke u bazuar në koston e ulët të fuqisë punëtore dhe nevojën për punë nga të rinjtë…

Por, një tjetër fenomen, po aq i njohur sa Call Center, është edhe humori që gjejmë shpesh në rrjetet sociale, që flet me nota humori dhe ironie mbi këtë pjesë, punësimi në të apo edhe në vija të përgjithshme se si është të punosh në një Call Center…
(Monitor)
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












