Horoskopi 13 Korrik/ Yjet thonë për Ju

Shares

Dashi
Zemra juaj do ndihet mjaft mire sot për ju qe jeni ne një lidhje. Emocionet do jene te njëpasnjëshme prandaj shfrytëzojeni çdo sekonde. Beqaret do kenë një dite te tensionuar dhe me probleme te mëdha. As qe do ju shkoje ndërmend kërkimi i princit te kaltër. Me financat ka rrezik te bëni gabime te mëdha dhe situata mund t’iu dale jashtë kontrollit.
 
Demi
Një revolucion i vërtetë pritet sot ne jetën tuaj ne çift. Vërtet do debatoni ashpër me partnerin, por ne fund do gjeni zgjidhje për te gjitha problemet e hershme. Beqaret do kenë veçse mundësi për aventura kalimtare, asgjë me shume sesa aq. Ne planin financiar duhet te ecni me strategji nëse nuk doni te keni probleme. I keni te gjitha mundësitë kështu qe mos u ndalni.
 
Binjakët
Turbullira te shumta do ketë gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift. Nuk do ndiheni aspak mire me partnerin tuaj dhe do kërkoni te qëndroni larg tij për disa kohe. Beqaret nga ana tjetër do jene me shume fat ne dashuri dhe do e ndryshojnë statusin me shpejt nga sa kishin menduar. Për sa iu përket financave duhet thënë se çdo hap do e hidhni te mirë menduar.
 
Gaforrja
Çdo gjë ka për te shkuar me se miri sot ne jetën tuaj ne çift. Do merreni vesh për çdo gjë me partnerin dhe marrëdhënia mes jush do jete fantastike. Beqaret do jene realiste dhe nuk do kërkojnë persona perfektë për te filluar një lidhje. Mundësitë do jene te mira. Buxheti do përmirësohet tej mase. Do kryeni shpenzime te konsiderueshme dhe serish gjendja do jete e mire.
 
Luani
Do keni disa probleme te vogla sot me partnerin tuaj dhe here pas here do ndiheni keq. Nëse nuk hapni rruge për asgjë çast asgjë nuk keni për te zgjidhur. Beqaret do kenë një dite interesante dhe te mbushur me takime fantastike. Ne planin financiar do iu jepen mundësi te shumta për ta përmirësuar situatën. Tashme do dini si te silleni ne çdo moment.
 
Virgjëresha
Do jeni tejet impulsive sot ju te dashuruarit dhe mund te bëni gabime te njëpasnjëshme. Kërkoni ndjese para se situata te përkeqësohet. Beqaret do jene ne humor te mire dhe gati për te bere çdo lloj çmendurie vetëm qe te mos mbeten me te vetmuar. Financat nuk do jene te mira, prandaj do bëni mire te shmangni me çdo kusht te gjitha shpenzimet e tejskajshme.
 
Peshorja
Jo çdo gjë do ece ashtu si keni dashur sot ne jetën tuaj ne çift. Mosmarrëveshjet nuk do kenë te sosur për asnjë moment. Beqaret duhet te bëjnë kujdes me sjelljen e tyre sepse do japin përshtypje te gabuara dhe kane për t’i laruar disa persona qe po afroheshin. Ne planin financiar fati do ju buzëqeshë. Do i kryeni te gjitha investimet e menduara pa asnjë fare problemi.
 
Akrepi
Do e joshni ne çdo moment partnerin tuaj gjate kësaj dite dhe marrëdhënia me te do jete e mrekullueshme. Do dashuroheni pa dorashka ne çdo moment. Beqaret do bëjnë mire te tregohen te arsyeshëm sepse po pranuan çdo ftese qe do ju behet do vuajnë me vone. Financat do jene te mira. Po i menaxhuat mire shpërblimet qe do merrni gjendja do jete akoma me e stabilizuar.
 
Shigjetari
Do jeni me shume xheloze nga sa duhet sot ju te dashuruarit dhe do keni debate te forta me personin qe keni ne krah. Nuk do ndiheni as ju mire, kështu qe mundohuni ta kontrolloni veten. Beqaret do kenë plot mundësi për te filluar lidhje te qëndrueshme. Shfrytëzojeni secilën! Me financat tregohuni te matur te paktën derisa gjendja te stabilizohet tamam.
 
Bricjapi
Dite e ndërlikuar kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do jeni shume kokëfortë te dy dhe nuk do merreni vesh me partnerin. Beqaret nuk duhet te kërkojnë gjera te pamundura sepse nuk do i arrijnë dot. Mire do jete te tregohen sa me realiste. Gjendja e financave do stabilizohet fale masave qe do merrni, por edhe fale ndihmës se disa familjareve.
 
Ujori
Do e bëni partnerin te ndihet mire sot sepse do mundoheni t’ia plotësoni te gjitha dëshirat. Edhe ai nga ana e tij do ju beje surpriza qe do ju emocionojnë. Beqaret do bëjnë te pamundurën për ta tërhequr për vete një person dhe me pak mundim do ja dalin mbanë. Buxheti do jete i paqëndrueshëm prandaj shmangni çdo lloj investimi nëse nuk doni te mbeteni pa para.
 
Peshqit
Te gjithë ata çifte qe kane pasur probleme serioze kohet e fundit, sot do ndihen me te qete. Marrëdhënia do vije dalëngadalë duke u stabilizuar dhe toleranca do jete me e madhe. Beqaret do kenë një dite te zakonshme. Nuk do mungojnë flirtet, por ndonjë mundësi për lidhje serioze nuk do ketë. Ekuilibri financiar do tronditet disi. Nuk do jeni ne gjendjen me te mire te mundshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...