Teksa janë të shumtë shqiptarët që po largohen nga Shqipëria drejt Gjermanisë, interesante është ajo që po ndodh në Burrel. Një hoxhë u jep hajmali njërëzve para se të ikin në Gjermani, për të pasur një jetë më të mirë.
Një banore e fshatit Mallunxë thotë se janë 30 familje vetëm nga ky fshat, të cilat janë larguar drejt Gjermanisë. “Edhe të tjerët para nesh kanë marrë nga një nuskë. Ajo na mbron gjatë rrugës dhe na ndihmon të sigurojmë një punë dhe të na japin azil kur të shkojmë në Gjermani. Është diçka që bëhet nga shumë qytetarë, përpara se të nisen.”
Vetëm nga Shqipëria, Kosova dhe Serbia kanë mbërritur mbi 60 mijë azilkërkues në më pak se gjashtë muaj, shkruan e përditshmja gjermaneFAZ.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












