Maqedonia nis projektin e hekurudhës drejt Shqipërisë

Shares

Konzorciumi i përbërë nga kompania spanjolle “Tipsa” dhe ajo franceze “Lui Berzhe” po hartojnë projektin për ndërtimin e hekurudhës Kërçovë-Lin, në kufirin me Shqipërinë, i cili është pjesë e Korridorit 8, njofton gazeta koha. Ndërtimit të kësaj pjese të hekurudhës e cila do të lidhë Shqipërinë-Maqedoninë dhe Greqinë do t’í paraprijë faza e parë e cila parashikon shpronësimin e tokës ndërtimore ndërsa më pas do të fillojë edhe procedura për publikimin e thirrjes për kompanitë e interesuara për pjesëmarrje në aktivitetet ndërtimore.

Sipas vlerësimeve për ndërtimin e hekurudhës Kërçovë-Lin, janë të nevojshme rreth 350 milionë euro, ndërsa vlerën e saktë të ndërtimit të kësaj pjesë të Korridorit 8-të do të përcaktohet pas hartimit të projektit kryesor. Kërçovë-Linë është pjesa e pa ndërtuar e trasesë perëndimore të hekurudhës të Korridorit 8 që do të lidh Detin e Zi, Bullgarinë, Maqedoninë, Shqipërinë dhe Italinë. Sipas planeve pjesa hekurudhore e Korridorit 8 të përfundojë deri në vitin 2022.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...