Kontrolli i Lartë i Shtetit ka dërguar dosje në prokurori për 6 zyrtarë të lartë të bashkisë së Pogradecit ndërkohë që janë vendosur masa administrative për 38 punonjës të tjerë të administratës së kësaj bashkie.
Nga auditimi zhvilluar në fillim të këtij viti, KLSH ka konstatuar një sërë shkeljesh të dispozitave ligjore, ndër të cilat, më kryesoret janë:
Në tenderin e pastrimit, grumbullimit dhe largimit të mbeturinave publike në Qytetin e Pogradecit”, në tenderin e blerjes së karburantit dhe blerjes së druve të zjarrit.
Ndërkohë punonjësit e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit Vendor Pogradec i kanë lejuar një subjekti privat që megjithëse ka përfituar sipërfaqen shtesë për gjithë katin, ka shmangur detyrimet dhe pikërisht një gjobë prej 3 milionë lekë, të parashikuar në ligj për përfitime të sipërfaqes shtesë.
Po ashtu KLSH ka kallëzuar penalisht në Prokurori ish-kreun e Bashkisë Memaliaj, Lulzim Meçe pasi dyshohet se i ka shkaktuar shtetit një dëm ekonomik prej 5 milion lekësh. Gjithashtu janë vendosur gjoba ndaj 6 punonjësve të Bashkisë së Memaliaj.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












