Droni vret liderin e ISIS për Afganistan dhe Pakistan

Shares

Një nga krerët e ISIS Hafiz Saeed, lideri i degës se ISIS-it që vepron në Afganistan e Pakistan, ka mbetur i vrarë gjatë një sulmi ajror me avionë pa pilot.

Sulmi ndodhi mbrëmjen e së premtes në Achin, në provincën lindore afgane të Nangarhar-it, ku bashkë me Saeedin thuhet të kenë gjetur vdekjen e gati 30 militantë të tjerë të Shtetit Islamik.

Për këtë lajm të përcjellë nga Agjensia afgane e Inteligjencës nuk ka një verifikim të pavarur.

Te martën, po nga një sulm me drone raportohet të jetë vrarë edhe një tjetër figurë e rëndësishme e ISIS, Shahidullah Shahid, nje ish-pjesëtar i grupimit të talebaneve në Pakistan, i cili kaloi më pas në radhët e Shtetit Islamik.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...