Vrasja e 13-vjeçarit në 2010, ministrat Tahiri dhe Naço dijeni që në vitin 2013 për shkeljet në gjykimin e Mjacajt

Shares

Për shkeljet gjatë gjykimit të Sokol Mjacaj dhe vëllezërve Kola, të akuzuar e dënar për vrasjen e një 10-vjeçari në vitin 2010, kanë pasur dijeni edhe minsitri i Brendshëm Saimir Tahiri, por edhe ministri i Drejtësisë Nasip Naço. Ndërsa ministri Tahiri, nxitoi pas vrasjs së dy turistëve çekë, të fajësonte drejtësinë pse kishte lënë të lirë Sokol Mjacajn, ai që prej fundviti 2013 ka pasur gjithë kohën në dispozicion të verifikonte shkeljet në gjykin e Mjacajt dhe vëllezërve Kodra. Po ashtu, Nasip Naço, i cili nxitoi të dërgonte një grup inspektimi në gjykatën e Shkallës së Parë dhe të Apelit në Shkodër, është dy vjet më vonesë për këtë inspektim, që duhet ta kishte bërë që në fundvitin 2013, kur edhe u vu në dijeni për shkeljet.
Denoncimin për shkeljet në gjykimin e të akuzuarve për vrasjen e 10 vjeçarit, e ka bërë në TV “Neës 24”.
Në lidhje me ngjarjen e vitit 2010 Sokol Mjacaj u dënua me 5 vite burg, por sipas palës mbrojtëse të dy personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje, vëllezërve Kodora, janë bërë 15 shkelje gjatë hetimit dhe gjykimit.
Një proces i rregullt, sipas avokatit Ndue Gjoni, do kishte parandaluar vrasjen e turistëve çekë.
Gjoni shton se nuk është hetuar mënyra e mbytjes së 13-vjeçarit, si dhe nuk janë hetuar komunikimet telefonike të Mjacajt. Avokati pretendon se janë shmangur tablatet si dhe nuk janë pyetur 10 perona.
Ai shton se, “celularit që Mjacaj i mori viktimës, nuk iu morën gjurmët. Vëllezërit Kodra u dhunuan nga policia, u tha se u përleshën me viktimën”.
Avokati pretendon ndër të tjera se janë ndryshuar 7 herë deklarimet e Sokol Mjacajt si dhe janë zhdukur tabelat fotografike të tij në polici.
“Organi i akuzës veproi me standard të dyfishtë. Gjykata ndaloi pyetjen e disa dëshmitarëve. Ndryshimi i kualifikimit juridik nuk u bë sipas ligjit”, tha Gjoni.
Ai shtoi se për të gjitha këto, pala mbrojtëse ka bërë kërkesë ankimore në KLD, te ministri i Drejtësisë, Nasip Naço si edhe ministri i Brendshëm Saimir Tahiri në vitin 2013.
Në lidhje me këtë ngjarje, Besnik Kodra është dënuar me burg përjetë, ndërsa Edmond Kodra me 11 vite. Për këtë ngjarje, Sokol Mjacaj u dënua me 5 vite burg. Të tre këta persona kanë vrarë me gurë lumi 13-vjeçarin në shtator të 2010, në fshatin Pjollë, komuna Shalë, pasi s’u jepte varësen e floririt, të cilën ia kishin blerë prindërit e tij. Tre të rinjtë i kishin shitur lëndë narkotike viktimës, për të cilën nuk kishin marrë paratë.
Avokati Ndue Gjoni, këmbënguli se dy klientët e tij, vëllezërit Kodra, janë të pafajshëm, për akuzën e vrasjes së 13 vjeçarit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...