Polici italian i infiltruar në bandën italo-shqiptare, 6 vjet peng. Si u arrestuan 44 persona

Shares

Operacioni “Overing” në Itali, arrestohen 44 persona për trafik kokaine, 4 janë shqiptarë

Policia italiane ka bërë publike disa detaje nga operacioni “Overing” i cili pak ditë më parë coi në arrestimin e 44 personave, mes të cilëve dhe katër shqiptarë si pjesëtarë të një organizate kriminale në trafikimin ndërkombëtar të kokainës nga Amerika e Jugut drejt Europës.
Katër shqiptarët e arrestuar janë:
Baco Riza, 36 vjec, lindur në Shqipëri e rezident në Fiano Romano në provincën e Lacios; Aldo Gorgaj, 37 vjec, lindur në Shqipëri e rezident në Fiano Romano në provincën e Lacios; Dritan Pane, 37 vjec lindur në Shqipëri e rezident në qytetin e Livornos; Elton Zotaj, 35 vjec, lindur në Shqipëri e rezident në Fiano Romano në provincën e Lacios.
Prokurori i cështjes Vincenzo Antonio Lombardo ka deklaruar se grupi i shqiptarëve ishte një nga pikat marrëse të sasisë së drogës së administuar nga kjo organizatë, e cila më pas shtrinte degë në shumicën e territorit të Kalabrisë, në disa zona të Italisë dhe përtej kufirit.
Operacioni “Overing” u krye në bashkëpunim mes policisë italiane, kolumbiane e spanjolle e coi në sekuestrimin e 600 kg kokainë. Për dhjetë vjet rresht dy policë italainë të forcave speciale punuan si të inflitruar në këtë organizatë narkotrafikante. Origjina e kokainës së trafikuar ishin Veneuela, Kile e Kolumbia.
Më vitin 2009 polici i infiltruar Francesko Kortese me anë të vëllait të tij, Antonio vendos kontakte me shqiptarët Elton Zotaj i thirrur me nofkën “biondi” e Baco Riza i quajtur “Rozario”. Biznesi i tyre kostatonte në shitjen për kilogram të kokainës në shumën e 33 mijë eurove, kundrejt 27 mijë euro me të cilën e blenin nga Amerika e Jugut, pra një fitim prej 6 mijë euro për kilogramë.
Përgjimet telefonike konfirmojnë se grupi i kolumbianëve që operonte në Spanjë zhduket së bashku me paratë e shqiptarëve, me një shumë rreth 150 mijë euro. Elton Zotaj, Baco Riza e Aldo Gorgaj, marrin peng italianin Francesco Cortese, si ndërlidhësi kryesor mes grupeve.
Vetëm pas disa përpjekjesh të vështira e rikthimit të parave, u mundësua në këtë fillim të muajit korrik 2015, lirimi i policit të infiltruar Francesko Kortese nga duart e shqitparëve. Fakt që coi më pas në arrestimin e 44 personave e zbuimin e operacionit të koduar “Overing”.
Sipas policisë italiane pjestarët e kësaj organizate komunikonin me anë të një kodi të kriptuar përbërë vetëm nga gërma. Për të shkëmbyer një numër telefoni, cdo numër korrespondonte me një gërmë. Ndërsa për të komunikuar me anë të e malit, përdorni një adresë elektronike me një pasëord të njohur nga të gjithë ndëlidhësit që duhet ta përdornin. E mailet nuk dërgoheshin asnjëherë por ruheshin në kartelën drafte të adresës elektronike e ku lexoheshin nga ndërlidhësit.
Kokaina transportohej në gjëndje të tretur në veshje, por dhe e ngrirë në sipërfaqe materialesh ndërtimit që eksportoheshin nga Amerika e Jugut drejt Italisë.
Më pas ngarkesa mbërrinte në komunën e Spilingës në rajonin e Kalabrisë ku një pjestar i organizatës me origjinë venezuelane i quajtur “kimisti” kishte për detyrë ndarjen e kokainës nga veshjet e materialet e ndërtimit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...