20 vjet më parë në Srebrenicë, zonë në atë kohë nën tutelën e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, u konsumua masakra më e egër në Europë që nga koha e nazismit. Nga 11 korriku 1995, brenda pak ditësh serbo boshnjakët e Ratko Mlladic dhe tigrat e Arkanit të Zeljko Raznatovic masakruan 8 mijë muslimanë boshnjakë shumë prej të cilëve dhe sot e kësaj dite gjenden në varre të përbashkëta. Jo të gjithë përgjegëjsit e masakrës janë vënë para drejtësisë.
Sot, rreth 50 mijë persona morën pjesë në ceremoninë përkujtimore të viktimave, në memorialin dhe varerzat e Potoçarit, në Bosnjen lindore. Ditët e fundit u organizua dh një marshim për pqen nëpërmjet pyjeve ku banorët e Srebrenicës u përpoqën të arartiseshin nga spastrimi etnik i ushtarëve.


/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












