Martin Atkisonin, arbitri i ndeshjes midis Serbisë dhe Shqipërisë në Beograd në 14 tetor 2014, është shndërruar nga shkaktari i humbjes së Shqipërisë në dy shkallët e gjyqësorit të UEFA-s, në “dhuruesin” e tre pikëve për përfaqësuesen tonë në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS).
Para gjyjatës së CAS, ai nuk i ka bindur dot ata se ka zbatuar procedurën dhe rregulloren për vazhdimin/ndërprerjen e ndeshjes.
Pyetjet ndaj gjyqtarit Martin Atkinsonit nga ana e gjyqtarëve të CAS
U komunikuat futbollistëve të Shqipërisë së ndeshja mund të vazhdohej në kushte të pranueshme sigurie dhe se ata duhet të riktheheshin në fushë?
I pyeta nëse ata mund të vazhdonin lojën dhe më komunikuan se nuk ishin në gjendje për ta bërë një gjë të tillë.
I ratë bilbilit në tunel, për të njoftuar rifillimin?
Jo!
Pritët nëse një prej ekipeve do të shkonte me ju në mesin e fushës?
Shkuam në fushë së bashku me futbollistët e kombëtares së Serbisë.
Pritët 45 minutat që ekipi kundërshtar të futej?
Jo!
Mendoni se keni zbatuar procedurën me saktësi dhe urdhri për të rifilluar lojën ka qenë i qartë?
(Nuk përgjigjet)
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












