Merkel-Holland: Nesër vendimi për Greqinë, në lojë kushtet që u rrëzuan nga referendumi

Shares

“E respektojmë vendimin e popullit grek. Dera është e hapur për negociata, por çdo vend duhet të tregojë përgjegjësinë e tij. Së bashku do të shohim reagimin e 18 vendeve të tjera. Kjo është demokraci gjithashtu.” u shpreh Merkel në një konferencë të përbashkët me Presidentin francez Holland, fill pas një atkimi që kishin krerët e dy shteteve kryesore të zonës euro.

Ndërsa presidenti francez, Hollande tha se dera për Greqinë dhe negociatat me të mbetet e hapur, pasi të dëgjohen edhe propozimet e kryeministrit Aleksis Tsipras. “Evropa po përballet me përgjegjësi. Dera është e hapur për diskutime me qeverinë greke. Greqia ka nevojë për reforma. Të martën Samiti Evropian do të marrë një qëndrim.” tha Hollande.

Ndërkaq sot në Athinë Presidenti grek Pavlopoulos, me kërkesë të kryeministrit Tsipras ka mbledhur 6 udhëheqës të partive parlamentare greke, të cilët pas 7 orësh rreth një tryeze bisedimesh kanë dalë me një deklaratë të përbashkët, me të cilën mbështesin Tsiprasin të rinegociojë në Bruksel. Në thelb, pozicionimi i tyre është që zgjidhja e re, që kërkohet me huadhënësit, të jetë në çdo rast brenda Eurozonës.

Tsipras thuhet se do të çojë para partnerëve propozimin e përmirësuar të Jean Claude Juncker, pikërisht atë që kreu i KE-së i kishte dhënë Athinës, pasi është marrë vendimi për referendumin dhe që pala greke e kishte refuzuar.

Takimi është ndërprerë disa herë nga bisedat telefonike që ka pasur kryeministri grek, në fillim me Kancelaren Merkel, me të cilën ka rënë dakord që ai – mbrëmjen e së martës, në samitin e lartë të udhëheqësve të Eurozonës, – të ketë me vete një propozim të ri të marrëveshjes, që kërkon të nënshkruajë me kreditorët.

Gjithashtu, në bisedën telefonike me Presidentin Hollande, ky i fundit i ka theksuar atij se, nëse Greqia sjell në tryezë një propozim, që do të jetë brenda konteksteve logjike të të gjitha palëve negociuese, Franca do ta mbështesë me të gjithë forcën.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...