Edhe Forumi i Lames, Tares dhe Shkrelit kundër projektit tek Nënë Tereza

Shares

Forumi për Mbrojtjen e Trashegimise Kulturore i është kundërvënë Kryeministrit me një deklaratë ndërkohë që lë të kuptohet se Veliaj është jashtë kësaj iniciative të Ramës. Ndër të tjera ky Forum thekson se organizimi i një konkursi ndërkombëtar, pikërisht në ditet e kalimit të pushteteve nga një kryetar tek tjetri, është i pakuptimtë, i nxituar, i dyshimtë dhe, në një farë mënyre një pabesi ndaj Kryetarit dhe qytetit.

tana lame e shkreli 1

Ne foto: Artan Lame dhe Artan Shkreli duke denoncuar sipas tyre prishjen e gardhit te Presidences si vlere kulturore

Forumi më përpara drejtohej nga Artan Lame, Tan Shkreli dhe Auron Tare, të cilët u tërhoqën pas marrjes së detyrave shtetërore, megjithëse kur u prish gardhi i hekurit te Presidenca ata u rikthyen në forum për disa ditë.

– Pastrimi dhe restaurimi i Ansamblit Monumental të Sheshit Nënë Tereza, me rastin e vizitës së Papës, i ktheu atij ansambli të mrekullueshem dhe unikal gjithë madhështinë e vet të harruar. Ky Ansambël Monumental është i vetmi i realizuar tërësisht dhe, si i tillë, çdo ndërhyrje brenda tij vetëm do ta përdhoste dhe deformonte.

Tashmë në mendimin dhe zemrën e çdo tiranasi Parku i Liqenit është i shenjtë, dhe Ansambli i sheshit nënë Tereza është i shenjtë.

– Prishja e godinave me dhe pa leje në krah të Korpusit të Universitetit, u bë me argumentin ligjor se ato dëmtonin tërësine e Ansamblit Monumental dhe zinin hapësira në Parkun e Tiranës. Eshtë absurde dhe kundërthënëse që tani godinat dykatëshe të këmbehen me godina të tjera 6 apo 7 apo 8 katëshe.

– Tirana ka nevojë ulëritëse për të shpëtuar çdo centimetër gjelbërim egzistues. Në këto kushte, betonimi i një cope të Parkut rreth 1 hektar, me ndërtime të tjera është kundër çdo llogjike urbane, njerëzore dhe mjedisore, thuhet ndër të tjera në deklaratë e Forumit për Mbrojtjen e Trashegimise Kulturore.

Aktualisht ky forum ka në përbërje Gjergj Bojaxhiun, Anila Bashën, Erjon Tasen, Gjerak Karaiskajn, Vaso Tolen, Afrim Krasniqin, Ben Andonin, Aleksandër Cipën etj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...