Më parë dinjiteti i njerëzve, pastaj të tjerat!
Papa Francesku flet në atmosferën e bisedimeve të ethshme, që vijojnë ndërmjet Greqisë dhe Bashkimit Evropian, me synim, shmangien e “default” (paaftësisë për të paguar) të vendit helen, për t’i shprehur solidaritetin mbarë popullit e për të kujtuar rendin e përparësive.

“Dinjiteti i njeriut, përfundon deklarata, duhet të mbetet në qendër të çdo diskutimi politik e teknik, ashtu si dhe në marrjen e vendimeve të përgjegjshme. Papa Francesku i fton të gjithë besimtarët të mblidhen në lutje, për të mirën e popullit të dashur grek”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












