Votimet për kryetar bashkie: Diferenca e opozitës me qeverinë 160 mijë vota

Shares

Ndërsa kanë mbaruar votimet për kryetar bashkie, bilanci mes të djathtës dhe të majtës është ndryshe nga proporcionali. Faktikisht ka vetëm një zonë ende në proces, ajo e Malësisë së Madhe ku kanë mbetur rreth 20 kuti të panumëruara, por që nuk ndikon në shifrën kombëtare.

Sipas të dhënave finale, PD ka marrë 668.143 vota ose 42,66% të të gjithë votave të dhëna për kryetarët e bashkive. Kandidatët për kryetar kanë qenë gjithsej 59 të PD dhe vetëm 2 të PR.

Ndërsa koalicioni i majtë PS-LSI-PDIU ka marrë gjithsej 836.320 ose 53,40% të të gjithë votave për kryetar bashkie. PS kishte 41 kandidatë, LSI kishte 16, PDIU kishte 3 dhe Aleanca maqedonase kishte 1 kandidat.

Diferenca mes të majtës dhe të djathtës është 2 here më e vogël në rastin e kandidatëve se sa në rastin e këshilltarëve bashkiakë.

Diferenca mes koalicioneve në rastin e këshilltarëve duke u bazuar në shifrat e pambaruara të numërimit është mbi 400 mijë vota.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...