“Ndërkohë që po lexoja letrën e hapur të mikut dhe kolegut tim, Astrit Patozi ku ai fliste për vrasje të zgjedhjeve dhe zgjedhësve në Vorë, më bie zilja e telefonit. Kryetari i degës së Partisë Demokratike Delvinë, më njoftuan se drejtuesi i fushatës së kandidatit të PD-së, Pandi Zhonga është kërcënuar me jetën e tij dhe të fëmijëve nga Fatos Llalla. Ky i fundit aktualisht Drejtor i zyrës Arsimore Delvinë dhe sigurisht familjar i kandidatit nga LSI”.
Denoncimin e ka bërë sot Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani.

“Është detyra historike e opozitës dhe e Partisë Demokratike që të ringjallë frymën e protestës popullore, me votë dhe mjete demokratike për të shpëtuar vendin nga kjo mynxyrë”, apelon Arben Ristani.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












