Kandidati i majtë për Tiranën, Erion Veliaj ka prezantuar paraditen e së martës programin e tij për transportin publik
Drejtuesit e automjeteve janë përballur sot paradite me një kufizim në Bulevard, çka ka shkaktuar konfuzion fillimisht.
Makinat që vinin nga Libri Universitar dhe, sipas sinjalistikës, duhet të ktheheshin djathtas për nga Presidenca, këtë herë u është dashur të kalojnë direkt majtas për nga “Rogner”.

Pas rreth 30 minutash, pasi ka mbaruar aktiviteti i Erion Veliajt, policia e ka lënë të lire bulevardin dhe makinat kanë filluar të qarkullojnë sërish.

/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












