Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, me financim nga qeveria gjermane, ka nisur një projekt për nxitjen e një diskutimi të gjerë publik rreth të shkuarës komuniste në Shqipëri.
Veprimtaritë e projektit do të nisin me një sondazh në shkallë vendi për të matur njohuritë e publikut, perceptimet dhe pritshmëritë e tij për diskutimet rreth të shkuarës komuniste në Shqipëri. Rezultatet e sondazhit priten të ofrojnë një panoramë të qartë të nivelit të njohurive të segmenteve të ndryshme të shoqërisë rreth të shkuarës, si dhe një thellim drejt shpresave dhe shqetësimeve në trajtimin e trashëgimisë të regjimit të mëparshëm.
Gjithashtu, rezultatet e sondazhit do të ofrojnë një bazë të qëndrueshme për nisma të mëvonshme në këtë fushë. Paralelisht, Prezenca e OSBE-së, në bashkëpunim me organizata të ndryshme të shoqërisë civile, do të organizojë takime nëpër shkolla të mesme dhe në komunitet.

“Gjatë muajve të fundit, ka pasur një vrull të ri për nisma që trajtojnë shkeljet e të drejtave të njeriut gjatë regjimit të mëparshëm komunist në Shqipëri. Ne po fillojmë këtë projekt sepse besojmë se ka nevojë për dialog kombëtar gjithëpërfshirës rreth qëllimeve dhe pritshmërive të shoqërisë në përgjithësi, rreth nismave të ndryshme që janë propozuar për të trajtuar këtë histori të vështirë”, tha Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, ambasadori Florian Raunig.

/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












