Gazeta britanike “The Telegraph” i ka kushtuar një artikull Bjeshkëve të Namuna në veriun e Shqipërisë.
“Mos u mashtroni nga emri që kanë këto male, sepse kur të arrini në majën e tyre do të ndiheni të bekuar”, shkruan autori James Ottery në gazetën prestigjioze angleze.

“Shqipëria është në çfarëdolloj forme një destinacion i epërm udhëtimi, është krenare, tepër e bukur dhe e pasur në tradita, por sa i takon ecjes nëpër male ajo është një shteg i paharrueshëm”, shkruan gazetari.

Edhe pse shiu gjatë verës është i rrallë, moti gjithsesi mund të jetë i pa qëndrueshëm, kështu që në ç’do moment mund të ketë shi. Turistët e vizitojnë shpeshë këtë zonë dhe lenë përshtypjet e tyre më të mira për këtë brez malor shqiptarë.

Në këto zona të larta nuk është më pak e mrekullueshme.
Malet kanë disa fshatra të lidhura me njëri-tjetrin, kështu që akomodimi kryesisht kryhet në shtëpiza të vogëla fshati. Dhomat kanë dritare të vogla dhe një vakt të kënaqshëm.
Ka një arsye të mirë përse udhëtarët e shumtë flasin me tone të mrekulluara.

Shumica e shtigjeve është e aksesueshme vetëm gjatë muajve të verës, ç’ka e bën edhe më të magjishme virgjërinë e tyre.
Ushqimi i preferuar i malit që mund të provohen janë trofta e egër e pjekur si dhe rakia e kumbullës.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












