Policia e SHBA-së në Teksas raporton se 9 persona janë vrarë dhe të paktën 100 të tjerë janë arrestuar pas një lufte me armë mes dy bandash rivale motoristësh.
Incidenti ndodhi në një zonë tregtare të quajtur “Central Texas Market Place”.

Një dëshmitar tha se vendi i parkimit të restorantit në afërsi ku ndodhi ngjarja, “ishte kthyer në shesh beteje”.

Zëdhënësi i policisë, Patrick Swanton, tha se lufta kishte filluar me grushte, e më pas kishte degjeneruar në zinxhirë, thika dhe armë zjarri.

Zëdhënësi i policisë tha se të 9 personat që vdiqën ishin pjesë e bandës “Banditos” .
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












