Autobusi i tureve i blerë nga Mbreti i Rock ‘n’ Roll-it, Elvis Presli për bandën e tij muzikore në vitin 1976, u shit në ankand në Nju Jork për 268 mijë dollarë.

Ai ka 12 vende, 9 shtretër gjumi, gjithashtu është i pajisur me ajër të kondicionuar, një frigorifer, një mikrovalë, televizorë dhe ortoparlantë. Dritat janë në formë abazhuri.

Autobusi u shit së bashku me një kopje të një çeku prej 25 mijë dollarësh që Elvis kishte përgatitur për mikun dhe mentorin e tij J. D. Sumner.


/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












