“Jemi të befasuar shumë për të mirë, nga reagimet anembanë Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë, Luginës së Preshevës dhe diasporës, me të cilat vlerësohej lartë kontributi dhe personaliteti i gjyshit tonë Isa. Nuk u hamendëm fare që të tërheqim pëlqimin tonë për rivarrosjen e eshtrave në Vlorë, edhe pse kemi respekt të jashtëzakonshëm për Vlorën dhe Ismail Qemalin. Mirëpo, ishte e qartë se populli e respekton dhe e donë shumë Isën në Kosovë, përkatësisht në Boletinin e tij, që me asgjë nuk e ndërroi. Tash të gjithë familjarët, bashkëfshatarët, qytetarët e Mitrovicës e të Kosovës, jemi unik dhe të vendosur që rivarrimi të bëhet vetëm në Boletin she askund tjetër”
Kryetari i komunës, Agim Bahtiri, ka takuar në Kompleksin e Kullave në Boletin, familjarët e heroit Isa Boletini, të cilit edhe njëherë i kanë rikonfirmuar vendimin e prerë të tyre se eshtrat e heroit do të rivarrosen vetëm në Boletin dhe askund tjetër, më 10 qershor të këtij viti, ashtu siç kishin vendosur institucionet më të larta të Republikës së Kosovës.
Në takim ishte i pranishëm edhe imami Mulla Asllan Murati, i cili për më shumë se 15 vjet i kishte ruajtur në një vend të fshehtë eshtrat e heroit, Isa Boletini.

“Jemi të befasuar shumë për të mirë, nga reagimet anembanë Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë, Luginës së Preshevës dhe diasporës, me të cilat vlerësohej lartë kontributi dhe personaliteti i gjyshit tonë Isa. Nuk u hamendëm fare që të tërheqim pëlqimin tonë për rivarrosjen e eshtrave në Vlorë, edhe pse kemi respekt të jashtëzakonshëm për Vlorën dhe Ismail Qemalin. Mirëpo, ishte e qartë se populli e respekton dhe e donë shumë Isën në Kosovë, përkatësisht në Boletinin e tij, që me asgjë nuk e ndërroi. Tash të gjithë familjarët, bashkëfshatarët, qytetarët e Mitrovicës e të Kosovës, jemi unik dhe të vendosur që rivarrimi të bëhet vetëm në Boletin she askund tjetër”, thanë Xhaviti dhe Gazmendi.

/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












